Studentët e Gjirokastrës kanë dalë sërish në protestë. Ata janë grupuar para godinës së universitetit dhe kërkojnë që edhe të tjerët të bashkohen me ta. Ndërkohë, Rektori Bektash Mema tha për ABC News se një ditë më parë studentët i kanë bërë disa kërkesa universitetit. Sipas Memës këto kërkesa do të merren parasysh dhe do të planifikohet një fond për ndërhyrjet në ngrohje, për bazën materiale, për tekstet shkollore, për bibliotekë. /abcnews.al