Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë Parlamentare të Partisë Demokratike duke zbuluar edhe një nga temat e diskutuara në këtë takim mes demokratësh.
Mes të tjerash Alibeaj, tha se armiku kryesor i PD-së dhe opozitës është Edi Rama dhe atë sipas tij do ta luftojnë me çdo mjet.
“Armiku i vetëm i shqiptareve është Edi Rama. Me atë do luftojmë të gjithë me strategji dhe me çdo mjet tjetër” tha Alibeaj.
Ndërkohë në mbledhje raportohet se përveç strategjisë që do ndjekë PD në vijim është diskutuar edhe për fatin e Berishës në këtë parti.
Lidhur me këtë çështje ka pasur debate mes kreut të PD-së dhe deputeti Flamur Noka. Basha ka thënë se nuk do të lejojë asnjë mbledhje të strukturave të PD-së dhe nuk do lejojë krijimin e asnjë grupi brenda PD që janë kundër SHBA. /abcnews.al/