Si do veprojë opozita ndaj qeverisë? Përgjigjet Alibeaj: Duhet rikthyer demokracia

schedule22:08 - 16 Shtator, 2021

schedule 22:08 - 16 Shtator, 2021

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Log.” në ABC është shprehur se pikë së pari sipas tij opozita ka për detyrë që të kthejë demokracinë tek qytetarët.

Sipas tij kjo do të arrihet duke eksploruar rrugën e arsyes me opozitën. Më tej ka shtuar se opozita do të dokumentojë dhe bëjë publike të gjitha shkelje ndërsa ka theksuar se këto shkelje do i shpjegojë dhe t’i bëjë të dukshme për qytetarët.

Alibeaj: Është e njëjta Deja Vu. Për në, fjalimi i PD dhe Lulzim Bashës nuk ka si të jetë tjetër që të fotografohet dhe denoncohet çdo shkelje. Të eksplorohet rruga e logjikës. Se ka ndryshim të madh edhe nga 2017. Për shoqërinë tonë nuk është më në fokus fakti që jemi duke luftuar për pushtet. Por rikthimi i demokracisë. Është një ndryshim i madh si në synim edhe në qëndrim. E para të eksplorojmë rrugët e arsyes për ta kthyer në argumenta pastaj. Ne të shpjegojmë dhe qartësojmë. Të shfaqemi ndryshe dhe për të bërë të ditur kujto. Fakti që janë pa bukë dhe po largohen nga ky vend e ka një arsye dhe një shkak. Shqiptarët e kuptojë këtë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!