Mbi 53 mijë doza të vaksinave Pfizer kanë mbërritur mbrëmë në Kosovë, nga kontrata e rregullt që ka Ministria e Shëndetësisë me këtë kompani.
Sipas të dhënave të fundit nga kjo ministri, numri total i vaksinave të dhëna në Kosovë është 1073406.
Ndërkohë, numri i të vaksinuarve me dozën e parë është 327 mijë e 264 dhe me të dyja dozat është 373 mijë e 071.
Kujtojmë se prej disa javësh situata e pandemisë në Kosovë është shqetësuese, me numër të lartë të infektuarish dhe viktimash.