Real Madrid duket se ka arritur t’i administrojë shumë më mirë se Barcelona të ardhurat e veta dhe ka financat e duhura për të ndërtuar edhe një herë tjetër një skuadër galaktikësh.
Këtë e thotë një profesionist i fushës dhe dikush, që Barcelonës nuk i lejoi të firmoste edhe një herë tjetër me Messin. Pra dikush i rëndësishëm, Javier Tebas.
La Liga president Javier Tebas to @partidazocope: “Real Madrid have enough money to sign both Kylian Mbappé and Erling Haaland next summer”. ⚪️ #RealMadrid
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 13, 2021
Presidenti i LaLiga, Javier Tebas në një intervistë për mediet franceze, deklaron se Real Madrid ka para për të blerë Mbappe dhe Erling Haaland në sezonin e ardhshëm.
“Real Madrid ka para mjaftueshëmpër të firmosur me Kylian Mbappe dhe Erling Haaland në verën e ardhshme”, ishin fjalët e Tebas për Partidazo Cope. /abcnews.al