45 pacientë të infektuar me covid humbën jetën gjatë 12 ditëve të para të muajit shtator. Të dhënat e raportuara nga ministria e Shëndetësisë tregojnë se nga dita e parë e shtatorit deri të dielën, numri i jetëve të humbura në infektiv nuk ka qenë më pak se 3 pacientë në ditë.
Ndërsa shifra më e lartë u regjistrua të mërkurën e kaluar, kur humbën jetën 5 pacientë. Mosha e viktimave të kësaj periudhe ka variuar nga 43 në 88 vjeç dhe, siç janë shprehur autoritetet shëndetësore, ata kanë qenë të pavaksinuar.
VIKTIMAT NGA COVID 1-12 SHTATOR
1 shtator 3 viktima
2 shtator 4 viktima
3 shtator 3 viktima
4 shtator 4 viktima
5 shtator 3 viktima
6 shtator 4 viktima
7 shtator 4 viktima
8 shtator 5 viktima
9 shtator 3 viktima
10 shtator 4 viktima
11 shtator 4 viktima
12 shtator 4 viktima
TOTAL 45 viktima
Numri i humbjeve të jetëve nga covid ditë pas dite në këtë valë të katërt në Shqipëri ka qenë më i ulet se sa fatalitetet në dimrin dhe pranverën e shkuar.
Për shkak të shtimit të imunizimit natyral dhe atij nga vaksina, pak nga të prekurit nga Delta në fund të verës dhe këtë fillim vjeshte kanë përfunduar deri në forma të rënda, që çojnë në humbje jete.
Po ashtu numri i viktimave ditore në vendin tonë ka qenë më i ulët se në vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ku vdekjet e raportuara ditore kanë qenë në numra dyshifrore. Në spitalet covid 1 dhe 3, numri i te shtruarve ne 12 ditët e para te shtatorit u rrit me 75 pacientë, ose mesatarisht 6 te shtruar ne ditë.
PACIENTË NË INFEKTIV 1-12 SHTATOR
1 shtator 100 pacientë në spital
12 shtator 175 pacientë në spital
SHTESA 75 pacientë
Në të njëjtën periudhë infektimet e reja regjistruan një shifër relativisht të lartë, 10.639 raste të reja nga 1-12 shtator. Numri i të prekurve ka variuar nga 502 raste të reja në 6 shtator deri ne 1079 infektime të reja qe u raportuan ne 8 shtator.
INFEKTIMET DITORE 1-12 SHTATOR
1 shtator 982 raste të reja
2 shtator 853 raste të reja
3 shtator 895 raste të reja
4 shtator 984 raste të reja
5 shtator 896 raste të reja
6 shtator 502 raste të reja
7 shtator 740 raste të reja
8 shtator 1079 raste të reja
9 shtator 998 raste të reja
10 shtator 977 raste të reja
11 shtator 869 raste të reja
12 shtator 864 raste të reja
TOTAL 10639 raste të reja
Këtë të diel shifra e pacientë aktivë me COVID në të gjithë vendin ndaloi në 12 mijë 766. Vendin e parë për numrin e të infektuarve e mban Tirana me 5206 raste aktive, e pasuar nga Shkodra, Durrësi dhe Fieri./ Abcnews.al