Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar se Serbia kishte pjesëmarrjen më të madhe të importeve në tregun e Kosovës, pasi renditet e para nga shtetet me importin më të lartë me 6.4%, për 6- mujorin e parë, kurse Shqipëria, e dyta me 5.6%. Këtë gjë ekspertët e kanë cilësuar si një “ripushtim” nga ana e Serbisë përmes mallrave të importuar në Kosovë.
Reagimet kanë qenë të shumta, por më i fundit është producenti Adit Gjebrea, i cili ka deklaruar se kjo gjë është ditur prej kohësh.
Sipas Gjebreas, është turp për pushtetarët që mbushin xhepat e njerëzve me atdhetarizëm, ndërsa xhepat e tyre dhe të serbëve me para
“Kjo gjë dihet me kohë, por turp për ata që mbushin xhepat e shqiptarëve me atdhetarizëm, ndërsa xhepat e tyre dhe të atyre që vranë me para. Si na quajti ambasadori amerikan? Dele. E deri sa delet nuk dinë ku të gjuajnë, shshsh”, ka shkruar ai me ironi.
Gjithashtu ka rikujtuar një shkrim të tij, kur ju bënte thirrje shqiptarëve që të mos blinin më mallra serbe.
“Që në vitin 2014 e kam thënë!”, ka shkruar Gjebrea./abcnews.al