Ditëve të nxehta u vjen fundit, e diela me erë dhe me vranësira, ulen temperaturat

schedule12:50 - 11 Shtator, 2021

schedule 12:50 - 11 Shtator, 2021

Ditëve të nxehta të verës mesa duket po ju vjen fundit. Kjo e shtunë raportohet se do të jetë e ngrohtë dhe e favorshme edhe për plazh, por dita e diel, sipas meteorologë, Adiola Bania do të jetë me erë dhe me ulje temperaturash.

Kushtet atmosferike më të favorshme do të jenë në detin Adriatik.

“Vetëm dita e sotme do na sjelli mot të ngrohtë. Dita e diell sjellë ndryshim dhe do kemi rënie të temperaturave. Sot bregdeti i Adriatik do jetë më i favorshëm. Ndërsa në jug do ketë erë dhe vranësira. Po ashtu do ketë një det të trazuar. E diela nuk është e favorshme se do ketë reshje shiu në bregdet dhe era do jetë e fortë në zonat bregdetare.” /abcnews.al/