Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha përkujton viktimat e 11 shtatorit: Qëndrojmë krah SHBA, partner që na bashkon

schedule08:24 - 11 Shtator, 2021

schedule 08:24 - 11 Shtator, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha me anë të një mesazhi në rrejtët sociale ka përkujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit në SHBA.

Basha shkruan se qëndron në krah të SHBA si partner strategjik të Shqipërisë.

Sulmet terroriste të 11 shtatorit, Basha mesazh në Twitter:



Dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës. I bashkohemi përkujtimit të viktimave të terrorizmit, dhe solidaritetit me familjarët e tyre dhe kombin mik amerikan. Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e veçantë mes dy kombeve tona. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!