Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tifozët kërkojnë që Broja të luajë më shumë, trajneri i Southampton: Nuk është shumë larg

schedule18:15 - 10 Shtator, 2021

schedule 18:15 - 10 Shtator, 2021

Armando Broja po kalon një moment të mirë në karrierën e tij. Sulmuesi shënoi dy gola me kombëtaren si dhe shënoi dopietë me Southampton ekip ku është i huazuar nga Chelsea.

Tifozët e Chelsea në Angli kanë kërkuar që Broja ta luajë më shumë tek Southampton, ndërsa për këtë ka folur edhe vetë trajneri i Southampton, Ralf Hasenhutl. “Nuk është shumë larg. Mendoj se kishte një impakt të mirë gjatë ndeshjes së fundit, kur u aktivizua si zëvendësues kundër Newcastle. Jam shumë i lumtur që na tregoi cilësitë e tij pasi erdhi këtu.

Kur ai të zhvillohet si lojtar, ai do të ketë të gjithë cilësitë që mund të na ndihmojnë. Ai mund të finalizojë dhe është i shpejtë. Ai duhet të punojë shumë që të ketë mundësinë që të luajë dhe jam i sigurt se do ta ketë atë mundësi. Edhe nëse do të ishim nën trysni nga Chelsea që ta aktivizonim, është më e rëndësishme që ai të meritojë të luajë. Këtu nuk bëhet fjalë për trysni nga Chelsea, ai do të luajë nëse është më i mirë se sulmuesi tjetër këtu.

Dhe nuk ka të bëjë me sa para më shumë do t’u paguajmë nëse nuk luan. E rëndësishme për mua është që ai të ketë mundësinë të luajë kur mendoj se mund të më japë diçka që të tjerët nuk ma japin. Kur ta bëjë një gjë të tillë, ai do të meritojë të luajë dhe kjo është ajo që do të shohim gjatë këtij sezoni” ka thënë trajneri I Southampton. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!