Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Tashmë kreu Lulzim Basha dhe deputetët e PD janë nisur nga Selia Blu drejt Parlamentit. Gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj raporton se ndërsa dilte nga selia, në oborr Basha është pritur me fyerje dhe sharje nga një grup që thërrisnin “Turp!”.
Gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj raporton se ndërsa dilte nga selia, në oborr Basha është pritur me fyerje dhe sharje nga një grup që thërrisnin “Turp!”.
Demokratët nuk mund të futeshin kësaj here nga porta që i lidhte me Kuvendin pasi ajo ishte e mbyllur. Më parë, ata kalonin në oborrin e Kuvendit përmes një dere që i lidhte direkt me selinë e PD-së, të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën. /abcnews.al/