Efiçensa e energjisë së rinovueshme është disktutuar në ditën e dytë të forumit të organizuar për herë të parë në Shqipëri nga Expocity Albania. Përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe atyre private kanë folur mbi mundësitë që ka vendi ynë për të shkuar drejt përdorimit të kësaj energjie.
Pasi u fol për energjinë e rinovueshme, dita e dytë e forumit të organziuar nga Expocity Albania vë në fokus të diskutimeve efiçensën e energjisë. Sipas këshilltares së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë sot kuadri ligjor është i plotësuar në këtë drejtim. Por pengesat për ta vënë në zbatim fillojnë me paradoksin se në Shqipëri piku i konsumit të energjisë është pasdite ndryshe nga të gjitha vendet evropiane.Tregues kjo që konsumatorët më të mëdhenj janë familjarët jo biznesi.
Një tjetët fakt që tregon ndryshimin midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Evropës është çmimi sipas këshilltares së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Kostot janë ende të larta për të vënë në zbatim projektet për efiçensën e energjisë, por me miratimin e disa akteve nënligjore kostot do të ulen prandaj dhe ministria i kërkon kompanive industriale që të investojnë në këto burime të reja të energjisë së rinovueshme. Bashkia e Tiranës ka disa projekte për kursimin e energjisë, duke filluar me ndriçimin led të kryeqytetit, përdorimin e energjisë së rinovueshme në institucionet publike e deri në përdorimin e autobusëve elektrikë. Ky është një projekt i kushtueshëm por që ka shpresë për realizimin e tij.
Ky forum i organizuar nga Expocity Albania nuk solli vetëm diskutime se si të arrihet efiçensa e nergjisë, por prezantoi edhe kompani private e publike që realizojnë përdorimin e kësaj energjie.
Jo vetëm ajri ndotet më pak nga dioksidi i sulfurit dhe grimcat që shkaktojnë probleme shëndetësore, por edhe në xhepin e konsumatorit familjar dhe atij që ka një biznes mbesin më shumë para që kursehen nga faturat e energjisë elektrike duke u mbrojtur edhe nga rritja e çmimit në të ardhmen. Të gjitha këto ishin pjesë e Energy Expo-Forum 2017 i organzuar për herë të parë në shqipëri nga Expocity Albania./abcnews.al
https://youtu.be/QnY47utzHfM