Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në Tetovë ku një spital Covid u përfshi nga zjarri.
“Pikëlluese lajmet e hidhura qe vijnë nga Tetova. Në këtë ditë tragjike i bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve të viktimave e ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë tragjedi. Shërim të shpejtë të lënduarve. Lutemi për Tetovën”, shkruan Basha.
Sipas asaj që është raportuar nga prokuroria në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë konfirmuar 14 viktima.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se bilanci pritet që të rëndohet./abcnews.al/

