Rikthime e ndryshime, trajneri Edy Reja zbulon formacionin anti-San Marino

schedule19:26 - 8 Shtator, 2021

schedule 19:26 - 8 Shtator, 2021

Shqipëria luan në 20:45 ndeshjen e radhës në eliminatoret e Europianit, teksa përballë në “Elbasan Arena” ka modestët e San Marinos.

Ndaj Polonisë dhe Hungarisë ishin ndeshje shumë intensive dhe të lodhshme dhe në këtë betejë të fundit, të lehtë në letër Reja ka vendosur të bëjë ndryshime.

Para pak çastesh janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Berisha ulet në stol dhe Strakosha rikthehet mes katërkëndëshit. Para tij risia është Enea Mihaj, teksa Ismajli ulet në stol.

Në mesfushë rikthehen Bare dhe Laçi, të ndëshkuar më kartonë me Poloninë dhe në tribunë me Hungarinë. Krahët i mbulon dyshja klasike Hysaj-Trashi teksa në sulm Reja ka zgjedhur Manajn dhe Uzunin. /abcnews.al