Mbi 2000 raste të reja me COVID në Greqi, 390 pacientë në intubim, shumica të pavaksinuar

schedule16:45 - 8 Shtator, 2021

schedule 16:45 - 8 Shtator, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2 198 raste të reja me COVID. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 37 pacientë.

Bashkë me ta shkon në 14 014 numri i viktimave nga COVID në Greqi, që prej fillimit të pandemisë.

Aktualisht në spitalet e dedikuara për pacientët e shtruar me COVID, janë 390 persona të intubuar.

Mosha e mesatare e tyre është 65 vjeç,. Mes pacientëve të intubuar 350 janë të pavaksinuar, ndërsa 40 të tjerë kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës ose janë vaksinuar plotësisht. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!