I ftuar në emisionin Byro Politike nga Juli Xhokaxhi ishte ish-nënkryetari i PD dhe ish-kreu parlamentar i PD, Astrit Patozi. Patozi diskutoi fillimisht për protestën e sotme të studentëve dhe gjykim i përgjithshëm të tij për këtë mënyrë të protestuari dhe se si përdoren ato nga politika.
“Shtimi i protestave janë një mesazh i mirë se tregojnë për zgjimin e shoqërisë. Protestat tregojnë një qeverisje të ngecur e të korruptuar që nuk ngjall asnjë lloj entuziazmi. Edi Rama e ka marrë lehtë këtë histori sepse ka pasur parasysh Bashën dhe reagimin e tij të cilin ai ka treguar se nuk e ka problem. Protesta e sotme e studentëve është e vërtetë. Ata kanë një akumulim pakënaqësie ndaj qeverisë. E kam parë me sy pozitiv. Gjëja e vetë që mund ta fikë këtë protestë është shfaqja e Bashës apo dikujt tjetër politik.”
Patozi gjithashtu bëri dhe një paralelizëm për protestat studentore të dhjetorit 1990 dhe Dhjetorit 2018.
“Në Dhjetor ’90, studentët u ngritën kundër një partie shtet që po e çonte vendin në greminë ekonomike. Sot Shqipëria 28 vjet më vonë është në të njëjtën pikë”./abcnews.al