Lideri i Forca Italia dhe ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni pret vendimin e Strasburgut nëse ai mund të kandidojë ose jo, para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në vend. Ndërsa përsa i përket rezultatit, kavalieri shprehet i bindur se do të fitojë
Në 22 nëntor Strasburgu do të vendosë nëse ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi do të mund të kandidojë sërish në zgjedhjet e përgjithshme në Itali. Nga ana e tij Berlusconi në një intervistë për mediat vendase shprehet se do të ishte e pfalshme nëse vendimi nuk merret në kohë pasi nuk është në lojë vetëm figura e tij politike por demokracia e një vendi të madh.
Gjithësesi lideri i Forca Italia shprehet se pavarësisht nëse do të jetë pjesë e garës ai do të jetë pjesë aktive e lfushatës elektorale duke përjashtuar në mënyrë kategorike një koalicion të gjerë qeverisës.
Sipas tij koalicioni i qendrës së djathtë vjen nga fitorja në Sicili dhe falë rezultatit të Forza Italia. Berluskoni theksoi se në ndryshim nga e majta italiane, partia e tij me forcat e qendrës së djathtë janë aleatë dhe jo konkurrentë; me një objektiv të përvahskët të fitojnë për të rimëkëmbur italinë.
Ish kryeministri është i bindur se qendra e majtë më e përçarë se asnjëherë përfaqëson dështimin e projektit mbi të cilin ka lindur partia demomkratike si dhe reflekton krizën e partive të majta në të gjithë europën. E majta sipas tij nuk ka receta për modernizimin duke jetuar në logjikat e vjetra shtetërore dhe burokratike që kanë dështuar që në shekullin e kaluar. Berluskoni theksoi se e ardhmja është tek idetë liberale, tek programet konkrete dhe eksperienca e qendrës së djathtë por dhe aftësia për t’i realizuar ato./abcnews.al