Manchester City nuk i ndal rinovimet. I radhës që ka nënshkruar është portieri Ederson, një nga pikat kyçe në skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.
2️⃣0️⃣2️⃣6️⃣ ?
? @edersonmoraes93
? #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/NqE5sm48rB— Manchester City (@ManCity) September 1, 2021
“Qytetarët” kanë njoftuar ditën e sotme nënshkrimin e kontratës së re me portierin dhe ajo do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2026. Ederson është pjesë e City prej verës së vitit 2017.
Më parë me Manchester City kanë rinovuar edhe Kevin De Bruyne, Fernandinho, John Stones dhe Ruben Dias. / abcnews.al