Vuçiçi takohet në Slloveni me Ramën e Zaevin: Forumi i Bledit nën hijen e “Open Balkan”

schedule21:47 - 31 Gusht, 2021

schedule 21:47 - 31 Gusht, 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i bëri një pritje të veçantë në Slloveni kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, përpara takimit në Forumin Strategjik të Bledit.

“Forumi Bled në Hijen e Ballkanit të Hapur”. Mirësevini”, ka shkruar Vuçiç në Instagram, duke ndarë një fotografi me Zaevin dhe Ramën, shkruan Gazeta Express.

Për kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Vuçiq ka përgatitur një darkë në një restorant në pronësi të Konsullit të Nderit të Serbisë në Slloveni, Tomaz Kavçiç.

Forumi Strategjik fillon nesër në Bled, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të rajonit dhe vendeve të tjera evropiane, si dhe zyrtarëve të BE -së.

Lidhur me këtë Forum, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, i ka shkruar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke u shprehur i lumtur se po e takon atë atje, në rrethana të tjera.

“Takimi jonë i fundit i shkurtër në Slavonski Brod u mbajt nën hijen e aksidentit të tmerrshëm me autobus që mori jetët e dhjetë kosovarëve gjatë rrugës së tyre për pushime verore në vendlindje”, ka shkruar Plenkoviç. /Gazeta Express/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!