Teuta zyrtarizoi sot sulmuesin Kevin Koubemba, por ai nuk është i vetmi që ka nënshkruar me durrsakët.
Firmën në kontratë e ka hedhur edhe i riu Danilo Gecaj, i cili luan si mesfushor dhe dy sezonet e fundit ka luajtur në Kategorinë e Parë me Erzenin.
“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori, Danilo Gecaj është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.
Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 4 vjeçare me lojtarin 21-vjeçar, i cili vjen te Teuta pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e Erzenit.
KF Teuta i uron mirëseardhje Danilos dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkruan Teuta në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale. / abcnews.al



