Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Anglinë Lindore, ku përplasja e dy trenave ka shkaktuar një numër të madh të lënduarve.
Sipas shërbimit të urgjencës, 89 persona janë prekur nga aksidenti, ndërsa një viktimë ishte raportuar më herët nga policia.
Autoritetet kanë bërë të ditur se 11 persona kanë marrë lëndime shumë të rënda, 22 janë plagosur rëndë, ndërsa 56 të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta, shkruan bbc.
🚨 WATCH: Aerial footage of the scene of the train crash south of Bedford via Sky News pic.twitter.com/gskUtxokzC
— Politics UK (@PolitlcsUK) June 19, 2026
Pas aksidentit, të gjitha linjat hekurudhore mes Lutonit dhe Bedfordit janë bllokuar, ndërsa trafiku hekurudhor është ndërprerë. Trenat e planifikuar për pjesën e mbetur të ditës janë anuluar.
Pasagjerëve që ndodheshin në trena përgjatë linjës së prekur u është kërkuar të qëndrojnë në vendet e tyre dhe të presin udhëzime të mëtejshme nga operatorët hekurudhorë.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës, zjarrfikësit, policia dhe një helikopter i shërbimit mjekësor. Shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit në Bedfordshire ka konfirmuar se ekipet janë duke punuar në zonën e aksidentit, në jug të Bedfordit.
🚨 WATCH: Close-up footage showing the aftermath of train crash between Luton and Bedford pic.twitter.com/Au8gNRqyhC
— Politics UK (@PolitlcsUK) June 19, 2026
Një zëdhënës i kompanisë hekurudhore Thameslink deklaroi se shërbimet emergjente po merren me situatën dhe se po kryhen hetimet për të zbuluar shkaqet e përplasjes.
Autoritetet ende nuk kanë publikuar të dhëna të plota për rrethanat e aksidentit, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin zonën dhe të mos udhëtojnë nëpër këtë linjë deri në njoftimin e radhës.



