Kledi Kadiu u bë baba për herë të dytë në fundjavë. Balerini shqiptar e dha lajmin nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ku zbuloi se ai dhe gruaja e tij, Charlotte Lazzari mirëpritën një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Gabriel.
Duke i falenderuar të gjithë për urimet që kanë marrë, balerini tha se bashkëshortja dhe vogëlushi ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore. Së fundmi, babai i dy fëmijëve ka ndarë me ndjekësit një video të ëmbël me të porsalindurin në krahë.
/abcnews.al