Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha: Ndërtojmë platformën qytetare për demokracinë, për ndryshime kushtetuese

schedule22:02 - 30 Gusht, 2021

schedule 22:02 - 30 Gusht, 2021

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar ku edhe u zgjodhën emrat e ekipit të ri të kryesisë të PD-së. Basha shprehet me anë të një statusi në rrjetet sociale se sot është ditë e rëndësishme për PD, për kthimin sipas tij të demokracisë dhe legjitimiteti në vend.

Sipas Bashës  në PD do të ndërtohet një platformë qytetare për Demokracinë , për zgjedhje të lira, për ndryshime kushtetuese që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që sipas tij përmirësojnë përfaqësimin politik dhe që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.

Deklarata e Bashës:



E sotmja është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike. Demokratet dhe demokratët i dhanë besimin Kryesisë dhe ekipit të ri për të çuar përpara një sfidë që nuk është thjesht partiake, por kombëtare, atë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend. Hapja dhe bashkëpunimi i Partisë Demokratike me shoqërinë do të jenë në qendër të reformimit tonë të brendshëm dhe bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, do të ndërtojmë një Platformë Qytetare për Demokracinë, për zgjedhje të lira, për ndryshime kushtetuese që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor. Vetëm kështu mund t’i japim fund kapjes së shtetit dhe sundimit të kësaj pakice të korruptuar e ta bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm për familjet shqiptare.

LEXO EDHE: Kush ikën dhe kush vjen, lista zyrtare e skuadrës së re të Lulzim Bashës

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, sot janë miratuar me votë unanime të gjithë nënkryetarët si dhe kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Po ashtu ABC mëson së janë miratuar me votë edhe propozimet për sekretariatet e kësaj partie.

Kështu Partia Demokratike bëhet me katër nënkryetarë, ku dy prej tyre janë gra. Ashtu siç ka deklaruar në fjalën e tij hapëse në Këshillin Kombëtar të PD, duket se Basha u ka dhënë më shumë pushtet grave në Partinë Demokratike, të cilat do të drejtojnë poste kyçe dhe sekretariate të rëndësishme.

Për herë të parë, Partia Demokratike do të ketë dy gra nënkryetare, Jorida Tabaku, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë dhe Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!