Masat e reja anti-covid në Greqi: Të vaksinuarit do të ndahen nga të pavaksinuarit

schedule10:57 - 28 Gusht, 2021

schedule 10:57 - 28 Gusht, 2021

Sezoni i verës është drejt fundit dhe vëmendja e autoriteteve shëndetësorë është përqendruar te vendimet që priten të merren në shtator. Greqia pritet të marrë masa të reja për të parandaluar përhapjen e rasteve duke ndarë personat e vaksinuar nga të pavaksinuarit, shkruan protothema.

Vendi ka regjistruar 3 000 deri në 3 500 raste gjatë ditëve të fundit, ndërsa të martën Greqia shënoi një rekord në numrin e të infektuarve  duke regjistruar 4,608 raste në 24 orë. Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi me 13 shtator.

Por ky vendim ka shkaktuar reagime të shumta në industrinë e hotelerisë. Duke filluar nga data 13 shtator personat që janë vaksinuar ose janë infektuar me koronavirus në gjashtë muajt e fundit do të mund të hyjnë në restorante.

Deri më tani 50% e popullsisë  nuk është pavaksinuar. Sipas zëdhënësit të qeverisë, Giannis Oikonomou, masat do të ndryshojnë në varësi të shkallës së vaksinimeve, dhe fokusi tani do të jenë mësuesit ose forcat e sigurisë.

Personat e tjerë të cilët do të duhet të vaksinohen janë: personeli i sigurisë, policia, zjarrfikësit dhe personeli ushtarak. Gjithashtu edhe punonjësit e transportit publik, punonjësit e hotelerisë dhe shitjes me pakicë. Në përgjithësi, vaksinimi do të jetë  detyrueshëm për punonjësit të cilët janë në kontakt me njerëzit.

Maska do të jetë e detyrueshme, gjithashtu punonjësit do të duhet të bëjnë dy teste të Covid në një javë.

Greqia ka regjistruar  3,076 raste në 24 orë, por ajo që ekspertët kanë theksuar është se numri i rasteve është reduktuar në zonat ku janë imponuar masat më të ashpra.

Në fakt, për të bindur qytetarët e pavaksinuar që kthehen nga pushimet për t’iu nënshtruar një testi,  për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në kontinent, Ministria e Shëndetësisë tha se testet do të jenë falas.

Konkretisht, duke filluar nga e hëna 30 gusht deri në 6 shtator mjetet vetë-diagnostikuese do të jenë në dispozicion për punonjësit e pavaksinuar të sektorit publik dhe privat, për grupmoshat 5-17 vjeç dhe 18-30 vjeç./abcnews.al