Gjykata për Krimet e Rënda dënoi me 25 vjet burg Klement Çalën, i akuzuar për disa vepra penale të kryera gjatë arratisjes së disa të dënuarve nga burgu grek i Trikallës. Çala u gjykua në mungesë. Në shkurt të këtij viti ai u dyshua si pjesëmarrës në supergrabitjen e 3.2 milionë eurove në rrugën e Rinasit.
Ky ishte verdikti i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për Klement Çalën. Ai u fajësua për disa vepra penale të konsumuara gjatë arratisjes së dhunshme nga burgu i Trikallës në Greqi në mars të vitit 2013. Çala u gjykua në mungesë, në një procedim penal të veçuar nga të bashkëarratisurit me të nga burgu grek, mes të cilëve edhe Ilir Kupa. Shqyrtimi i akuzave të tij u bazua në aktet hetimore të përcjella me letërporosi nga ana e autoriteteve greke.
Sipas vendimit të shpallur të martën Çala u shpall fajtor për largimin nga qelia dhe për vrasjen e mbetur në tentative të dy policëve të burgut gjatë arratisjes, vepra këto të kryera në formën e grupit të stukturuar kriminal.
Ai fitoi pafajësi vetëm për akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. I pandehuri Klement Çala u dënua përjetë, por për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht dënimi i tij u ul në një çerek shekulli.
Ndërkohë që eshtë person në kërkim për ngjarjen e shënuar në shtetin fqinj emri i Çalës kthye në qendër të vemendjes në shkurt të këtij viti. Prokuroria ngriti dyshime se ai ishte një nga anëtarët e grupit kriminal që grabitën 3.2 milionë euro në blindin e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Rinasit./abcnews.al
https://youtu.be/TOyNFQ0Sfbs