Rrëzohet kërkesa e Gurakuqit, Vllaznia është e Alban Xhaferit

schedule10:37 - 26 Gusht, 2021

schedule 10:37 - 26 Gusht, 2021

Tashmë mund ta themi se përfundimisht Vllaznia është pronë e Alban Xhaferit. Ditën e sotme, Gjykata Adminitrative e Tiranës ka marrë vendimin në lidhje me padinë e ofertuesit Almiro Gurakuqi.

Ky i fundit ngriti padi në gjykatë për parregullsi në organizimin e ankandit dhe kërkoi pezullimin e procesit deri në shqyrtimin në themel të çështjes nga gjykata.

Ditën e sotme gjykata ka vendosur ta rrëzojë pretendimin e tij dhe të quajë të rregullt procesin e ankandit, duke i dhënë njëherazi edhe dritën jeshile Bashkisë Shkodër për të zyrtarizuar Xhaferin si fitues të ankandit. /abcnews.al