Shi dhe vranësira në të gjithë vendin, ulen temperaturat

schedule07:17 - 26 Gusht, 2021

schedule 07:17 - 26 Gusht, 2021

Vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë sjellin reshje shiu mbizotërojnë motin në zonat veriore dhe qendrore të Shqipërisë duke filluar nga orët e para të ditës. Ndërsa pas mesditës parashikohet që reshje të pakta të përfshijnë edhe zonat jugore e juglindore. Mbrëmja sjellë largim të vranësirave dhe përmirësim të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 12°C mëngjesi deri në 30°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në Vendet Nordike, Europën Lindore dhe atë Juglindore duke diktuar vranësira dhe rrebeshe shiu, herë pas herë reshjet do jenë në formë rrebeshi. Ndersa me kthjellime do të paraqitet Europa Qëndrore dhe ajo Perëndimore.

Kosova
Dita nis me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me kthjellime , KU herë pas herë vranësirat zhvillohen duke sjellë rrebeshe afatshkurtër shiu. Këto kushte të motit mbeten deri pasdite kur moti përmirësohet gradualisht në republikën e Kosovës

Maqedonia e Veriut
Paraditja vijon në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Por duke ju afruar mesditës vranësirat shtohen duke sjellë shira në republikën e MV. Moti përmirësohet përkohësisht vetëm orët e pasdites dhe mbrëmjes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!