ATHINË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se gjatë një takimi me presidentin Donald Trump, në ditën e themelimit të Bordit të Paqes, ka ngritur një çështje që sipas tij lidhet me të drejtën ndërkombëtare, siç është procesi gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë.
Ai theksoi se hetimet për ish-krerët e UÇK-së janë u ngritën mbi një raport “fantazish”, të mbështetur nga përfaqësues rusë në Këshillin e Evropës
Kryeministri theksoi se i gjithë procesi, sipas tij, ka çuar në ndjekjen penale të ish-udhëheqësve të UÇK, duke theksuar se akuzat e pretenduar për trafik organesh nuk janë provuar.
Më tej, Rama shtoi se e ka informuar presidentin Trump të njihet me këtë çështje.
“Pata privilegjin të isha me presidentin Trump në ditën e themelimit të Bordit të Paqes dhe i thashë diçka që e kam shumë për zemër, që ka të bëjë me të drejtën ndërkombëtare dhe konkretisht me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila është krijuar duke u mbështetur në një raport fantazish, i sponsorizuar nga rusët, nga delegacioni i Vladimir Putinit në Këshillin e Evropës, që mbështeste një mocion për të hetuar të ashtuquajturat krimet e UÇK-së, dhe specifikisht trafikimin e organeve njerëzore.
Gjykata u ngrit për ta kthyer këtë raport fantazish në një proces kundër udhëheqësve dhe morën nga zyra një president që ishte në detyrë dhe e sollën në Hagë, duke e burgosur përpara një akuze zyrtare, si edhe kryetarin e parlamentit. Më pas, i gjithë procesi u kthye në diçka krejt tjetër, pasi nuk kishte ndodhur asnjë trafikim i organeve njerëzore.
I thashë presidentit Trump se kjo është diçka që ai duhet ta dijë dhe shpresoj që ai të mund të ndërhyjë. Nuk më ka informuar ende.
-A keni marrë përgjigje?
Edi Rama: Ende, por ka qenë shumë i zënë ma ha mendja.”, tha Rama, në Forumin Ekonomik të Delfit në Athinë/abcnews.al


