Kryeministri Edi Rama deklaroi shqiptarët janë larguar nga vendi, por theksoi se shumica prej tyre po zgjedhin të kthehen në atdhe. Në një bisedë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini, ai theksoi se vendi po përmirësohet në sundimin e ligjit, edhe pse sfidat mbeten. Rama u shpreh se procesi i forcimit të shtetit të së drejtës nuk përfundon kurrë, sidomos për një vend që synon anëtarësimin në BE. Ai shtoi se drejtësia e pavarur dhe e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar është një arritje e rëndësishme.
“Gjysmë milioni shqiptarësh të larguar nuk është shifër e saktë, por kanë vijuar të largohen. Është normale për një vend që ka kaluar 50 vjet izolim të plotë dhe për njerëz që kanë qenë të prirur të kërkojnë një jetë më të mirë. Ka të dhëna të qarta që shqiptarët po kthehen dhe jemi në një bilanc negativ neto për largimet dhe kthimet. Duhet të vijojmë të bëjmë shumë.
Çdo vit jemi në rreth 300 milionë euro më shumë të ardhura krahasuar me vitin e kaluar dhe mbi 100 milionë mbi vlerën e parashikuar; është rritje dhe ngushtim i ekonomisë informale. Kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit, sigurisht që kemi probleme dhe po përmirësohemi. Nëse synon të jesh anëtar i BE, shteti i së drejtës nuk mbaron kurrë; po përmirësohemi, por nuk ka sesi mbyllet. Krimi i organizuar është shpërpjesëtimor; është e vështirë të pranosh një kritikë të tillë kur shkon përtej përmasave, kur sheh portin tonë apo Barcelonën, Roterdamin dhe çfarë qarkullon në këto porte. Pasja e një drejtësie të pavarur që është shumë e angazhuar ndaj krimit është shumë e jashtëzakonshme.”, tha Rama. / abcnews.al /


