Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk jemi të harruar”, Rama: Jemi në kohën më të mirë dhe nuk kemi qenë kurrë më pranë BE

schedule18:52 - 22 Prill, 2026

schedule 18:52 - 22 Prill, 2026

ATHINË- Kryeministri Rama deklaroi se Ballkani Perëndimor nuk mund të konsiderohet një “lagje e harruar”, duke theksuar se rajoni ndodhet në një moment të favorshëm në raport me Bashkimin Evropian.

Sipas tij, vendet e rajonit janë më pranë BE-së se kurrë më parë dhe se Bashkimi Evropian është gjithnjë e më i vetëdijshëm për rëndësinë gjeopolitike të Ballkanit.

I pranishëm në Forumin Ekonomik të Delfit, Rama u shpreh gjithashtu se bashkëpunimi mes vendeve të rajonit është bërë më i zakonshëm gjatë dekadës së fundit, duke kujtuar edhe takimet e përbashkëta të liderëve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë atë të vitit 2014 në Berlin, ku të gjithë liderët u ulën rreth një tryeze.



“Nuk mendoj se Ballkani është një lagje e harruar. Kam ndjesinë se jemi në kohët më të mira. Jemi në kohën më të mirë dhe nuk kemi qenë kurrë më pranë BE-së. BE-ja nuk ka qenë kurrë kaq e vetëdijshme për rëndësinë tonë në gjeopolitikë. Kemi më shumë vizibilitet në shumë drejtime.

Gjatë dekadës së fundit është bërë normale, por nuk ka qenë aspak normale që të flisnim dhe të bashkëpunonim me njëri-tjetrin. Dua t’ju kujtoj se jemi ulur të gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor rreth të njëjtës tryezë vetëm në vitin 2014, në Berlin. Kështu që jo, nuk jemi të harruar; jemi në kohën më të mirë që kemi jetuar.”, tha Rama/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!