Këtë të hënë, 20 prill, pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, me reshje të dobëta shiu që do të përfshijnë të gjitha qarqet e vendit. Reshjet do të jenë kryesisht të lehta dhe të shpërndara gjatë ditës.
Në zonat bregdetare, temperaturat minimale dhe maksimale pritet të luhaten nga 13 deri në 21 gradë Celsius.
Në vendet e ulëta, termometri do të shënojë nga 9 deri në 23 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore temperaturat do të variojnë nga 6 deri në 17 gradë Celsius. Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të territorit. Në zona të caktuara, kryesisht në bregdet dhe në relievet malore, era mund të forcohet për intervale të shkurtra.


