Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare: Teuta gjen pasues për Arapin e Hoxhën, vjen mbrojtësi serb

schedule11:36 - 25 Gusht, 2021

schedule 11:36 - 25 Gusht, 2021

Teuta këtë verë u desh të përballej me largimet e Rustem Hoxhës dhe Reanto Arapit. Prej javësh tashmë ata ishin në kërkim të një qendërmbrojtësi për të mbuluar hapësirat e lëna prej tyre dhe sot kanë zyrtarizuar marrëveshjen me Filip Ivanovic, 29 vjeç, nga Serbia.

NJOFTIMI – KF Teuta, njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Filip Ivanovic. Lojtari është prezantuar në ambientet e “Stadiumit Niko Dovana” dhe sot do të zhvilloj seancën e parë stërvitore me blutë.

I lindur më 13 shkurt 1992, Filip Ivanovic, në skuadrën e Teutes vjen pas eksperiencës me FK Radnik, FK Indjija dhe se fundmi ne Ajzerbaxhan me ekipin e Sabah, Filip Ivanovic, i gjatë 1.89 cm dhe pozicioni ideale në fushë e ka atë të qendërmbrojtësi.

Afrimi i Ish-kapitenit te Sabah FK në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Edi Martini, kësisoj duke e kompletuar mbrojten e skuadrës blu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!