Presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar nismën “Open Balkan”, të cilën e konsideron si një ide fantastike. Në një intervistë për mediat serbe, Vuçiç thotë se njerëzit e kanë ëndërruar për një shekulli e gjysmë këtë inciativë. “Ballkani i hapur është një fantastike për rajonin, njerëzit e kanë ëndërruar atë për një shekull e gjysmë. Disa vuanin madje për shkak të kësaj ideje. Ne nuk duhet t’i shërbejmë askujt tjetër, por ne duhet të respektojmë edhe fqinjët tanë” tha ai.
Sa i përket vendeve që nuk kanë pranuar ti bashkohen tre liderëve në iniciativën e tyre, presidenti serb tregon se me kryeministrin Rama ndajnë të një mendim, edhe kur bëhet fjalë për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. “Me kryeministrin Edi Rama sa herë flasim në telefon, qeshim, kur dëgjojmë se pse këta liderë nuk e pranojnë “Ballkanin e Hapur”. Por s’kemi ç’bëjmë, ai që nuk do, nuk do” tha ai.
Vuçiç nuk kursen ironinë për Albin Kurtin. “Është e pakëndshme të flasësh me të, por kohët e fundit është me e lehtë përballja sepse ai nuk është i interesuar të flasë për të ardhmen”. Kreu i shtetit serb deklaron se “Ballkani i Hapur” ka pasur edhe mbështetjen e amerikanëve, ndërsa Bashkimi Europian është shprehur me rezerva. Sipas tij, ky qëndrim i unionit vjen sepse nuk janë ata, që e drejtojnë iniciativën.
Sipas Vucic, ideja e një Ballkani të Hapur është vazhdim i Procesit të Berlinit por me një formë të re, e cila vitin e ardhshëm do të sjellë rezultate të jashtëzakonshme për ekonominë në të tre vendet./ Abcnews.al