Nuk flisnin prej 7 vitesh, cila është surpriza që bashkoi Tunën dhe Dafinën

schedule12:30 - 24 Gusht, 2021

schedule 12:30 - 24 Gusht, 2021

Dafina dhe Tuna janë dy nga këngëtaret më të komentuara në mediat rozë. Ato patën një sherr dhe për 7 vite nuk i folën njëra-tjetrës.

Mirëpo, duket se gjërat kanë ndryshuar, pasi vajzat do të sjellin bashkëpunimin e tyre të dytë pas hitit “Vibe” që bëri namin në 2010.

Më pas u pajtuan në vitin 2018 dhe që prej asaj kohe ka pasur zëra se ato do të sjellin një bashkëpunim.

Dafina i ka vërtetuar duke njoftuar se pjesë e albumit të ri do të jetë edhe një këngë me Tunën që do të mbajë titullin “Sunny Hill”.

Albumi përmban 14 këngë e mes tyre ka edhe bashkëpunime të tjera e një ndër to është edhe me partnerin e saj Dj Geek, por më i rëndësishmi është ai me nënën e saj./abcnews.al