Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Rama “sy m’sy” me pensionistin: Rruga do të bëhet, mos vazhdo se do thonë je patronazhist!

schedule22:43 - 23 Gusht, 2026

schedule 22:43 - 23 Gusht, 2026

Një takim i shkurtër mes kryeministrit Edi Rama dhe 78-vjeçarit Çelnik Shtupalli, banor i fshatit Homçan në Mokër të Pogradecit, është zhvilluar në Tushemisht.

Gjatë pak minutave të bisedës, Shtupalli i ka përcjellë kryeministrit shqetësimin e tij për gjendjen e rrugës së fshatit, e cila është rreth 4 kilometra e gjatë, duke kërkuar asfaltimin e saj.
Në takim ishte edhe kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli. Rama e pyeti për kërkesën e banorit, ndërsa Xhakolli u shpreh se rruga e Homçanit do të realizohet përpara përfundimit të mandatit.
Në përfundim të takimit pas komplimentit që mori nga i moshuari Rama nuk kurseu as batutat duke i thënë se do të quhet patronazhist nëse vazhdonte.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!