Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Lufta tregtare SHBA- Kanada, dy vendet shpallin tarifat përkatëse pas dështimit të marrëveshjes

schedule22:45 - 23 Gusht, 2026

schedule 22:45 - 23 Gusht, 2026

Kanadaja do të vendosë tarifa të reja ndaj disa produkteve amerikane, në përgjigje të taksës 50% të shpallur nga Presidenti Donald Trump ndaj mallrave kanadeze. Masat e reja do të hyjnë në fuqi më 8 shtator.

Kryeministri Mark Carney tha se tarifat do të aplikohen ndaj çelikut, elektronikës, pajisjeve shtëpiake, produkteve bujqësore, letrës dhe produkteve të qumështit.

“Kanadaja do të barazojë tarifat e reja të Uashingtonit, dollar për dollar. Ne nuk mund ta pranojmë atë që ata kanë ofruar dhe nuk do të japim atë që ata kanë kërkuar”, tha Kryeministri Mark Carney.



Më herët, Presidenti Donald Trump reagoi mbi situatën e krijuar mes dy vendeve fqinje.

“Kanadaja dëshiron përfitimet e të qenit shtet, pa qenë një i tillë!!! Ata gjithashtu u kanë ngarkuar fermerëve tanë të shkëlqyer, për shumë vite, shuma të mëdha tarifash. Mjaft më!!!”, Trump.

Vendimi erdhi pasi bisedimet tregtare mes dy vendeve dështuan, pas tre ditësh negociatash intensive. Sipas Carney-t, kërkesat e fundit të administratës amerikane ishin të padrejta dhe e bënë të pamundur arritjen e një marrëveshjeje.

Tarifat amerikane prekin rreth 20 miliardë dollarë eksporte kanadeze, përfshirë verën, mobiliet, çimenton, veshmbathjet dhe pajisjet e hokejit. Ekspertët paralajmërojnë se disa industri kanadeze mund të përballen me humbje të vendeve të punës dhe mbyllje biznesesh.

Një nga çështjet kryesore të mosmarrëveshjes ishte sektori i automjeteve. Kanadaja kërkoi që lehtësirat tarifore të përfshinin edhe kamionët e mesëm dhe të rëndë të prodhuar në vend, kërkesë që SHBA-ja nuk e pranoi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!