Regjisori Lorin Terezi sjell premierë në Arturbina komedinë “Këmbëzbathur në park” të dramaturgut Neil Simon. Në qendër të veprës janë marrëdhëniet në çift. Regjisori përmes kësaj pjese ka hulumtuar mbi kuptimin e vertetë të lumturisë dhe bashkëjetesës.
Komedia “Këmbëzbathur në park” i Neilon Simon, megjithëse ka prekur skenën për herë të parë në vitin 1963 regjisorët në skena të ndryshme të botës vazhdojnë të eksplorojnë rreth saj. Regjisori Lorin Terezi e sjell për herë të parë për publikun kryeqytets në Arturbina. Mesazhet e kësaj vepre janë sociale. Ato trajtojnë marrëdhëniet në çift dhe arsyet që çojnë në divorce, një problem social edhe i shoqërisë së sotme.
Në këtë pjesë vijnë dy çifte në mosha të ndryshme për të parë edhe diferencat ne karaktere. Dashuria e vrullshme dhe pasionante e çiftit të sapomartuar Kori dhe Pol vihet në pikëpyetje teksa ata duhet të përballen me problemet e përditshmërisë. Shfaqja do të jetë me datat 1 dhe 2 në Arturbina./abcnews.al