VIDEO/ Athletic Bilbao “kockë e fortë”, Depay shmang humbjen e Barcelonës

schedule23:51 - 21 Gusht, 2021

schedule 23:51 - 21 Gusht, 2021

Athletic Bilbao tregoi edhe një herë se është një kockë e fortë për Barcelonën. Baskët barazuan në shtëpi kundër ekipi të Ronald Koeman, me rezultatin 1-1, dhe madje ishin ata që shënuan të parët.

Bilbao kishte mundësi të mira shënimi në portën e Barcelonës, përmes zbritjeve të shpejta dhe të rrezikshme. Katalanasit zotëruan topin, por për ta nuk ishte e lehtë.

Në një moment një prej mbrojtësve u bë shpëtimtar në vijën fatale, kurse në një rast tjetër shtylla shpëtoi Barcelonën. Goli i parë  i ndeshjes u shënua në fillim të pjesës së dytë.

Inago Martinez me kokë nuk fali pas një krosimi perfekt nga këndi. Gjithsesi këmbëngulja e Barcelonës u shpërblye, me Depay që realizoi dhe shmangu humbjen e ekipit të tij. /abcnews.al

NDESHJET E TJERA – Mallorca ishte ekipi i vetëm që iu gëzua fitores pasditen e sotme në LaLiga, pasi fitoi me rezultatin 1-0 kundër Alaves. Nino ishte “heroi” i skuadrës spanjolle, që merr fitoren e parë sezonale në kampionat.

Dy ndeshjet e tjera u mbyllën në barazim. Espanyol, ku luajti edhe Keidi Bare, barazoi pa gola në shtëpi me Villareal. Në fund VAR u hoqi një gol katalanasve, për prekje të topit me dorë.

Dueli tjetër që u mbyll në barazim, 1-1, ishte Granada-Valencia. Vendasit shënuan që në fillim me Suarez, ndërsa Soler me penallti shmangu humbjen e Valencias dy minuta nga mbyllja e kohës së rregullt. /abcnews.al