Rusia ka akuzuar se një sërë shtetesh perëndimore janë treguar të paafta për të evakuuar diplomatët, ushtarakët dhe civilët e tyre nga Kabuli. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov u shpreh se Rusia është gati që të ndihmojë me avionët e saj në operacionet e evakuimit, ndërsa përsa i përket strehimit, tha se vendi i tij do të udhëhiqet nga detyrimet ndërkombëtare në fushёn humanitare.
“Duke u nisur nga situata qё po vëzhgohet tani pёr tani në aeroportin e Kabulit dhe paaftёsia e një sërё shtetesh perëndimore tё organizojnё evakuimin e diplomatëve, ushtarakeve dhe civilëve të tyre nga Afganistani, pa përmendur afganët që bashkëpunuan me ta dhe familjet e tyre që duan të largohen nga vendi, por nuk e kanё një mundësi të tillë, ne do tё donim tё informonim si mё poshtë vijon.
Me qellim parandalimin e përkeqësimit tё situatës humanitare në Afganistan, ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime të aviacionit civil rus për të siguruar evakuimin e çdo numri të qytetarëve afganë, përfshirë gratë dhe fëmijët, drejt vendeve të huaja që do tё tregojnë interes për t’u pritur dhe akomoduar. Siç na siguruan përfaqësuesit e autoriteteve të reja në Afganistan, nuk ka pengesa parimore për mbërritjen dhe nisjen e avionëve rusë nё/nga Kabuli.
Siguria e avionëve, ekuipazheve dhe pasagjerëve është e garantuar. Pёr sa i pёrket mundësisё sё pranimit tё refugjatëve nga Afganistani nё vendin e vet, Rusia do të udhëhiqet nga detyrimet e saj ndërkombëtare në fushёn humanitare” deklaroi Ministri i Puneve tё Jashtme tё Federates Ruse, Sergei Lavrov./ Abcnews.al