Një problem i rëndë në avionin qeveritar, me të cilin udhëtonte kancelarja Angela Merkel, alarmoi autoritetet gjermane. Mjeti fluturues bëri ulje emergjente në aeroportin e Këlnin ndërsa ishte nisur për në Argjentinë, ku Merkel merr pjesë në samitin e G20.
Mungesa e Angela Merkel në hapjen e samitit G20 në Buenos Aires nuk kaloi pa u vënë re. Kancelarja gjermane ka përjetuar momente të tmerrshme, për shkak të problemeve teknike që dolën gjatë fluturimit në Argjentinë, gjë që e detyroi avionin qeveritar të kthehej në Gjermani pas vetëm një orë pas ngritjes. Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, bëhej fjalë për probleme serioze: I gjithë sistemi i komunikimit është prishur ndërsa avioni po fluturonte sipër Holandës.
Pilotët ishin të detyruar të përdornin një telefon satelitar për të kontaktuar qëndrën e kontrollin të trafikut ajror në mënyrë që të bëhej ulja emergjente në Këln. Sipas “Der Spiegel”, situate ishte “kaq e rrezikshme” saqë është informuar menjëherë ministrja e mbrojtjes, Ursula von der Leyen. Nga ana e saj, Merkel ka folur për një problem shumë të rëndë. Kancelarja gjermane e kaloi natën në Bonn.
Ndërkohë, hetohet në të gjithë drejtimet, edhe për një pistë të mundshme kriminale, për të kuptuar se çfarë i ka ndodhur mjetit fluturues. Avioni qeveritar ka shfaqur probleme edhe më përpara. Mediat fillimisht spekuluan për sulm të mundshëm kibernetik. Megjithatë hetuesit e përjashtuan menjëherë këtë pistë./abcnews.al