Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Pasqyra…” funksionon/ Platforma dixhitale për transparencë ndaj publikut

schedule18:07 - 5 Tetor, 2026

schedule 18:07 - 5 Tetor, 2026

Pasqyra Flamingo ka dhënë frytet e saj të para në 48 orë ekzistencë.

Por si funksionon Pasqyra më e re dixhitale ne Shqiperi?

Mjafton në Google, një kërkim me emrin flamingomirror.al. Me hapjen e ëebsite, shfaqen dy opsione. Hyr në Dosje dhe Bëj një pyetje.



Çdo qytetar, shqiptar apo i huaj, brenda apo jashtë Shqipërisë ka të drejtë të pyesë, por përgjigjia per momentin, do të kthehet vetëm për dosjen e vetme që aktualisht figuron në Pasqyrë, Zvërnec-Sazan. E dyta qe do pasoje eshte ajp per kompanine kayo.

27 përgjigjet e para dhe mbi 30 dokumente janë publikuar  për projektin e Zvërnecit dhe Sazanit nga institucionet shtetërore përgjegjëse për këtë dosje.

Për shembull, Pasqyra i ka dhënë përgjigje një pyetjeje, se çfarë është miratuar deri më tani për dy projektet.

Por për të hyrë më në detaje, janë mbi 30 dokumente të cilat janë publikuar lidhur me këto dy projekte, duke filluar nga ligji për zonat e mbrojtura miratuar për herë të parë në vitin 2004.

Zvërneci mbetet çështja më komplekse, pasi aty ka një leje zhvillimi, por procesi momentalisht ka ngecur, dhe arsyet i tregon Pasqyrë Albania.

Sipas vendimit të fundit, të 15 majit 2026 dy javë para se të niste protesta e flamingove, projekti fillestar u ndal. Agjencia Kombëtare e Mjedisit doli në disa konkluzione pse ky projekt nuk mund të vijonte me këto përmasa. Dhe kaloi nga vlerësimi i ndikimit mjedisor, në vlerësim të thelluar të ndikimit mjedisor. Nje fakt I permendur shpesh nga kryeministri rama ne debatin publik per kete ceshtje. Dhe duket se dokumentet zyrtare I japin te drejte.

Sipas raportit të dorëzuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, projekti i parë Prekte Peizazhin e Mbrojtur “Pishë Poro–Nartë” dhe prekte dy monumente natyrore, Lagunën Limopuo dhe Kodrat Molasike të Zvërnecit. Po ashtu. Ndërtimi mund të ndikonte në këto habitate, por edhe të sillte ndotje të ujërave dhe dëmtim të ekuilibrit të Lagunës së Nartës.

Projekti fillestar i Zvërnecit do të shtrihej në rreth 266 hektarë, me 1.7 milionë metra katrorë ndërtim. Rreth 771 mijë metra katrorë do të zinin rezidencat, ndërsa 292 mijë metra katrorë strukturat hoteliere. Ndërtesat parashikoheshin deri në 8 kate, me lartësi maksimale 39 metra, krahas hapësirave rekreative dhe një marine.

Por ky propozim eshte rrezuar ne 15 maj. Prej atehere Qeveria është në pritje të propozimit te ri, sipas kushteve që ajo ka vendosur për zonat e mbrojtura dhe natyrën. Por më parë duhet të përfundojë vlerësimi i thelluar i ndikimit në mjedis, e cila në Pasqyrën Flamingo figuron “Në pritje”.

Në pritje rezultojnë po ashtu edhe studimi mjedisor që do të bëjnë vetë investitorët dhe në fund projekti arkitektonik për Zvërnecin.

Pra nuk ka projekt te ri, pa nje studim te thelluar per mjedisin.

Situata është shumë më ndryshe në Sazan. Aty kompania ka fituar statusin e investitorit strategjik, por nuk ka ende asnjë marrëveshje të finalizuar me qeverinë shqiptare. Ashtu si Zvërneci edhe Sazani po i nënshtrohet vlerësimit të thelluar të ndikimit në mjedis.

Sipas rapoteteve të institucioneve shtetërore aty, nga 562 hektarë në total të ishullit, sipërfaqja e parashikuar për zhvillim do te jete 45 hektarë.  90% e siperfaqes mbetet publike, duke e garantuar si zonr e mbrojtur, perfshire edhe Parkun Kombëtar Detar Karaburun-sazan. Janë marrë në konsideratë edhe pozicioni strategjik e historia ushtarake e Sazanit. Plani i veprimit parashikon inventarizimin e tyre, përcaktimin e objekteve që duhet të ruhen dhe pastrimin e riskut piroteknik nga Ministria e Mbrojtjes.

Zvërnec-Sazani është vetëm dosja e parë. Së shpejti, Në Pasqyrën e Flamingove do të publikohet edhe Dosja KAYO dhe cdo dosje tjetër me ndjeshmëri të madhe në opinionin publik.

Kush kupton mund të lexojë dokumentet, kush jo mundet thjesht të pyesë, dhe po kaq thjesht të marrë përgjigje.

Nje konstatim I fundit nga vezhgimi I faqes. Nga lancimi I saj diten e shtune, duket se ritmi I pergigjeve eshte ngadalesuar. Dy mund te jene arsyet: e para numri l larte I kerkimeve, mbi 120 mije. E dyta: ajo qe vete autoritetet konfirmuan diten e hene: se sulmet kibernetike nga irani vazhdojne me intensitet te larte dhe shenjester kane pikerisht institucionet. Dhe sigurisht pas protestes se flamingove, sidomos ne rrjetet sociale u vu re dora e legove nga irani. Si duket edhe ne këte sens, pasqyre Albania eshte nje pasqyre e sakte, edhe e sulmeve kibernetike nga armiqte e shqiperise.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!