Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Reforma territoriale është me frymë europiane”, Çupi: Kundërshtitë vijnë nga njerëz që kanë përfituar nga kjo ndarje

schedule18:31 - 5 Tetor, 2026

schedule 18:31 - 5 Tetor, 2026

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, ka komentuar reformën e re territoriale dhe debatin për ndarjen administrative të vendit.

Çupi u shpreh se prekja e territorit dhe ndarja në zona administrative kanë një rëndësi të veçantë për funksionimin dhe zhvillimin e vendit. Sipas tij, debati për përfitimet elektorale të reformës është i pabazuar dhe e largon vëmendjen nga thelbi i saj.

Analisti u ndal edhe te kundërshtimet që vijnë nga disa bashki ndaj reformës territoriale. Sipas tij, pikërisht në këto zona duhet parë me vëmendje se cilat janë interesat që qëndrojnë pas kundërshtimit.



Sipas Çupit, një organizim i ri territorial mund t’u japë bashkive më shumë fuqi dhe dinjitet institucional, ndërsa rritja e kapaciteteve dhe fondeve do t’i bëjë ato më të afta për të përballuar nevojat e komuniteteve.

“ Prekja e territorit dhe ndarja në zona administrative ka peshë në ruajtjen më të mirë të pasurisë së një kombi. Përfitimet elektorale janë thjesht një padituri, e shprehin paditurinë duke folur kot. Ndarja aktuale e arnuar sipas pazareve të 2018.

Reforma është me frymë europiane.

Nëse një qeveri nuk ia vlen të votohet, qytetarët nuk e votojnë, ky është një absurd i mbështjellë me politikë. Sot, nëse duam vërtet të gjejmë një mjet shumë të çuditshëm për të gjetur korrupsionin apo manipulimet, duhet të shkojmë në bashkitë që po kundërshtojnë reformën, ata janë njerëz që kanë përfituar prej saj. Brenda tyre është një shtet i korruptuar dhe të mund të luftojnë kundër vendit. Kundërshtitë vijnë nga njerëz që kanë përfituar nga kjo ndarje. Bashkitë do të jenë më të fuqishme dhe më dinjitoze, do marrin fonde më shumë dhe Europa do i shohë ndryshe.”  /abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!