Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Estonia mbështet integrimin e Shqipërisë/ Rama takon homologun estonez, fton estonëzet të vizitojnë Shqipërinë

schedule12:12 - 15 Maj, 2026

schedule 12:12 - 15 Maj, 2026

TIRANË– Diella, integrimi dhe Putini bashkojnë Shqipërinë me Estoninë. Në Talin, kryeministri Edi Rama u takua me homologun estonez Kristen Michal për të çelur bashkëpunimin dixhital mes dy vendeve.

Vendi më inovativ në Europë, Estonia synon të mbështesë Shqipërinë në shndërrimin e saj dixhital, por Diella mbetet rekord Guinnes i Ramës.

“Bashkëpunimi në çështje dixhitale na bashkon. Pres bashkëpunim për çështjen dixhitale dhe inteligjencën artificiale. Shqipëria ka një ministre me inteligjencë artificiale dhe Estonia duhet t’ju kapë në këtë”, u shpreh kryeministri i Estonisë, Kristen Michal



“Me ju jo vetëm që kërkojmë bashkëpunim, por kërkojmë udhërrëfyes estonez. Afërmendsh, që, ne duam të sigurohemi që edhe rrugëtimi ynë drejt 2030, të ecë si Estonia që e bëri. Edhe ne kemi 95% të shërbimeve online, synojmë të ecim para me AI. Ju përmendët ministren e inteligjencën artificiale, ne duam tua prezantojmë.”, u shpreh kryeministri Rama.

Estonia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Kryeministri Michal tha se nëse Tirana bën detyrat, edhe Brukseli duhet ti bëjë. Rama nga ana tjetër shprehu gatishmërinë për të hyrë në fazën e fundit, mbylljen e negociatave.

“Ne mbështesim zgjerimin e BE, nëse Shqipëria plotëson detyrat, atëherë edhe BE duhet ta bëjë”, theksoi Kristen Michal.

“Faleminderit që mbështesni Shqipërinë. Presim të kalojmë në fazën tjetër shumë shpejt. Duke nisur mbylljen e kapitujve të negociatave”, tha Rama.

Njëri në skajin verior, tjetri në skajin jugor. Në mes janë mbi 2 mijë kilometra, por Shqipërinë dhe Estoninë i bashkon edhe një rrezik i përbashkët, Putini.

“Objektivat e Rusisë nuk kanë ndryshuar. E shohim çdo ditë në Ukrainë. Rusia nuk është e pamundur të mposhtet së bashku. Ukraina i përket familjes europiane, ashtu si Shqipëria”, theksoi kryeministri i Estonisë.

“Nuk kemi simpati për Putinin aty, ndaj do ndiheni si në shtëpi”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!