Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presioni ekonomik nga Kina rritet, Franca dhe Gjermania kërkojnë veprim nga BE

schedule18:36 - 5 Tetor, 2026

schedule 18:36 - 5 Tetor, 2026

Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar Komisionit Evropian të marrë kompetenca të reja për të mbrojtur tregun evropian nga shtrembërimet ekonomike dhe presioni në rritje nga Kina.

Në një letër drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Emmanuel Macron dhe Friedrich Merz propozojnë kufizimin e aksesit në tregun e BE-së, diversifikimin e furnizimeve dhe përgatitjen për masa hakmarrëse nga vende të treta.

Parisi dhe Berlini paralajmërojnë se industria evropiane po përballet me një “goditje masive industriale”, veçanërisht në sektorë si automjetet, farmaceutika, industria e makinerive, hapësira ajrore dhe kimikatet.



BE-ja e konsideron marrëdhënien ekonomike me Kinën të pabalancuar, ndërsa deficiti tregtar i bllokut me Pekinin është vlerësuar në rreth 1 miliard euro në ditë gjatë vitit 2025.

Propozimi kërkon gjithashtu masa më të forta kundër subvencioneve, manipulimit të monedhës dhe praktikave që dëmtojnë konkurrencën evropiane.

Franca dhe Gjermania duan që BE-ja të jetë e përgatitur edhe për kundërmasa në rast të një përshkallëzimi të konfliktit tregtar me Kinën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!