E ardhmja e Kylian Mbappe është kryefjala e ditëve të fundit në mediet botërore. Nga Spanja raportojnë se ai po shtyn PSG ta lërë të largohet, ndërsa vetë presidenti Al Khelaifi dhe Pochettino përgënjeshtrojnë gjithçka dhe lajmërojnë qëndrimin e tij.
Së fundmi në lidhje me të ardhmen e tij ka folur shoku i ekipit Abdou Diallo. Mbrojtësi shprehet se nuk e dëshiron largimin e Mbappe dhe nëse ai vendos të ikë, do mundohet të mos e lejojë të largohet, duke e bllokuar me forcë.
“Do i dilja para dhe do e bllokoja me krahë nëse vendos të largohet dhe s’do e lija të ikte. Seriozisht, me të vërtetë shpresoj të qëndrojë.
E njoh Mbappe që kur isha 15 vjeç. Ka luajtur me vëllnëtim të vogël. I uroj para së gjithash të jetë i lumtur. Mendoj se është i lumtur këtu, kështu që shpresoj të qëndrojë”, tha ai. /abcnews.al

