Tritoli impiantit të çimentos në Durrës, roja s’u hapi derën, “ushtarët” e lidhën

schedule16:48 - 18 Gusht, 2021

schedule 16:48 - 18 Gusht, 2021

“ABC” zbardh detaje të reja nga ngjarja e dy ditëve më parë që u zbulua në qytetin Durrësit, ku tre persona të maskuar vendosën një sasi të konsiderueshme tritoli në një impiant çimentoje, “Eurotech Cement”.

Fatmirësisht sasia e eksplozivit që vendos brenda kompanisë që ndodhet në Shkozet nuk shpërtheu, pasi do të kishte shkaktuar një tragjedi.

Lexo edhe: Pse nuk flitet për atentatin me 50 kg tritol në Durrës që do bënte kasaphanë?

Por cfarë kanë zbuluar hetimet deri tani? Nga burimet pranë grupit hetimor që është ngritur për të zbardhur ngjarjen gazetari Leonidha Musai mëson se ishin tre personat që vendosën sasinë e tritolit.

Autorët ishin të veshur me rroba ushtarake dhe i janë prezantuar rojës, të cilin më pas e lidhën, si ushtarë.

Fillimisht roja ka refuzuar që t’i lejojë që të futen brenda, por autorët i kanë lidhur duart duke e neutralizuar për të vazhduar më pas planin e tyre të qetë me vendosjen e kallëpeve të tritolit, të cilin e lidhën me një bateri makine.

E ndërsa ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga institucionet për ngjarjen, hetimet vazhdojnë, ndërsa është marrë edhe dëshmia e pronarëve nëse kanë konflikte.

Impianti është rrethuar me shirit, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë, gjurmët që mund të kenë lënë në vendin e ngjarjes dhe dëshmia e rojës pritet që të jenë vendimtare për zbulimin e autorëve.

db/ Abcnews.al