Mediat serbe: Shqiptarët synojnë të drejtojnë një Mitrovicë të bashkuar

schedule18:09 - 28 Nëntor, 2018

schedule 18:09 - 28 Nëntor, 2018

Sipas mediave serbe të cilat citojnë ato në Kosovë, shqiptarët po synojnë të marrin në drejtim të gjithë qytetin e Mitrovicës, i cili sipas tyre nuk duhet të jejtë më i ndarë në veriore dhe jugore.

Pas dorëheqjes së kryetarit të Mitrovicës veriore, Goran Rakiç, kryetari i Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri i ka dërguar një kërkesë qeverisë së Kosovës. Mediat serbe citojnë ato në Kosovë duke shkruar se Bahtiri propozon që të drejtojë një Mitrovicë të bashkuar. Në profilin e tij në Facebook, Najtiri konfirmon se i ka kërkuar qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë veprime të menjëhershme ligjore për të anuluar ndarjen e Mitrovicës në dy bashki.

Bahtiri thekson se qyteti i Mitrovicës duhet të ketë një bashki të vetme ashtu si ka qenë gjithmonë, dhe se ai duhet të jetë kryetari i saj. Rakiç dhe tre serbë të tjerë në veri të Kosovës dhanë dorëheqjen duke deklaruar se ndërprisnin çdo komunikim me Prishtinën. Arsyeja e kësaj dorëheqjeje sipas tyre ishte rritja e taksave mbi produktet që vijnë nga Serbia me 100 për qind./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!