Gjata fut në “sherr” Kukësin e Partizanin, tentohet edhe ish-sulmuesi i Leicester

schedule08:20 - 17 Gusht, 2021

schedule 08:20 - 17 Gusht, 2021

Mario Gjata dhe Marko Futacs, këto janë dy emrat që mund të mbajnë peshën e sulmit në dy prej skuadrave të Superiores. Për të parin siç dihet Partizani interesohet, por së fundmi në lojë është futur edhe një klub tjetër.

“Panorama Sport” shkruan se Kukësi po tenton ta bëjë pjesë të ekipit sulmuesin e Apolonisë, autor të 8 golave në sezonin e tij të parë në Superiore vjet. Verilindorët duhet të bien dakord me fierakët për shërbimet e 21-vjeçarit.

 

Kukësi, sipas të njëjtit burim të cituar më lart, është në bisedime edhe me një sulmues me eksperiencë, që ka luajtur në kampionate të rëndësishme. Bëhet fjalë për Marco Futacs, hungarezin që është pjesë e Zalaegerszegi TE, ku luan edhe Eros Grezda.

Sezonin e shkuar ai ka shënuar 4 gola me hungarezët, ndërkohë që në të shkuarën ka qenë pjesë e Werder Bremen, por ka luajtur vetëm me ekipin e dytë në ligën e tretë gjermane. 31-vjeçari ka mbrojtur ngjyrat e Ingolstadt në Bundesliga 2, për ta kaluar më pas në Championship në Angli.

Atje Futacs ka luajtur për Portsmouth, Leicester dhe Blackpool, ndërsa në vitin 2013 është rikthyer në Hungari dhe ka veshur fanellën e Diosgyor. Mersin në Superligën turke dhe Hajduk Split në Kroaci kanë qenë etapa të tjera të karrierën e sulmuesit, i cili ka luajtur edhe për Feverhar. /abcnews.al