PSG bëri këtë verë ndoshta lëvizjen më të madhe në historinë e futbollit, duke arritur të sigurojë shërbimet e Lionel Messit. Gjithsesi, sipas Thierry Henry, argjentinasi nuk është zgjidhja e “halleve” për klubin kryeqytetas.
Ish-sulmuesi, i cili ka luajtur me Messin te Barça, shprehet se PSG duhet të gjejë balancën dhe të pësojë më pak gola për të shkuar te titulli dhe fitimi i Champions League.
“Ekipet që nuk pësojnë shumë gola nuk janë larg titullit apo Champions League. Kur ke lojtarë mbinjerëzorë bëhet pak më e lehtë, por kur shoh si po ecën PSG për momentin më bën të dyshoj te suksesi i tyre.
Ata pësojnë shumë gola. Është e vërtetë që i mungojnë shumë lojtarë, por balanca është më e rëndësishmja”, tha Henry. /abcnews.al