Vazhdojnë ende protestat nga banorët e Lumasit të cilët kundërshtojnë ndërtimet tek burimi i Sinecit pasi sipas tyre, projekti po dëmton zonë e mbrojtur duke shkatërruar burimit, që sipas tyre është i vetmi burim jetese.
Prej disa muajsh banorët kundërshtojnë ndërtimin e ujësjellësit nga kompania Salillari. Ndërkohë këtë të hënë ka pasur një përplasje të banorëve me përfaqësues të IKMT-së.
Lexo edhe: “Salillari”, banorët e Lumasit u rikthehen protestave
Gjatë inspektimit banorët janë irrituar duke ju bllokuar rrugën inxhinierëve të urbanistikës së bashkisë së Kuçovës si edhe përfaqësues të IKM të Tiranës.
“Protestuesit u irrituan sepse IKMT nuk kishte arsye të merrte inxhinierë të Salillarit. Prej 4 muajsh ata na kanë dhunuar dhe kanë shkatërruar zonën e mbrojtur. Ai tha se do të veprojmë sipas ligjet duke na dhënë të drejtë sepse zona e mbrojtur është shkatërruar. Na u tha se nuk jepen vendime pa u konsultuar. Unë kam treguar hartën që tregon zonën e mbrojtur me burimin dhe ndërtesën. Përgjigja e tyre ishte se do të vepronin sipas ligjit. Ndoshta IKMT nuk ka besim tek punonjësit e saj, por IKMT duhet vetëm të zbatojë ligjin dhe të mos përfshihet me asnjë”, tha një nga protestuesit.
Nga ana tjetër avokati i çështjes Arben Llangozi, tha se grupi i inspektimit pyeti vetëm inxhinierët e Bashkisë dhe inxhinierët e firmës Salillari.
/abcnews.al/